Ju flet ushtria...Ju duhet të qëndroni në karantinë/ Në Spanjë, trupat gjurmojnë kontaktet Covid

Ju flet ushtria...Ju duhet të qëndroni në karantinë/ Në Spanjë, trupat gjurmojnë kontaktet Covid

Përshëndetje, ju flet ushtria. Ju duhet të hyni në karantinë.

Ky është mesazhi që spanjollët mund të dëgjojë në telefon nga personeli ushtarak i vendit që është rekrutuar së fundmi për të gjetur dhe gjurmuar ata që janë ekspozuar ndaj Covid në vendin e goditur më rëndë në evropë.

Në shtabin qendror të forcave të armatosura të spanjës, në qendër të madridit, ka një dhomë me një shenjë në derë, ku shkruhet – departamenti i mbikqyrjes epidemiologjike.

Brenda një ekipi prej disa dhjetëra njerëzish, kufjet mbahen në vesh dhe punohet 12 orë në ditë, shtatë ditë të javës.

Secili pjesëtar i ekipit bën 70 deri 80 telefonata për të identifikuar ata që kanë qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me covid.

 “Unë jam gjurmues kontaktesh për rajonin e madridit. E mora numrin tuaj nga një person që ka rezultuar pozitiv. Fillimisht, si ndjeheni ju? – thotë njëri prej tyre duke përdorur një frazë që do të përsëritet gjatë ditës. Ju duhet të qëndroni 10 ditë në karantinë....

Të ngarkuar nga qeveria për të ndihmuar rajonet më të goditura, më shumë se 2 mijë trupa nga degë të ndryshme të ushtrisë janë angazhuar me punën e lodhshme të gjurmimit të zinxhirit të infektimit në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e covid 19.

Shumëkush fajëson mungesën e gjurmimit të kontakteve për rritjen e infektimeve në spanjë, kur rreth 760 mijë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe rreth 32 mijë kanë humbur jetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?