Ju ka mbetur ende gjeli i shijshëm i detit nga nata e ndërrimit të viteve? Ja disa receta që do ju ‘shpëtojnë’

Ju ka mbetur ende gjeli i shijshëm i detit nga nata e ndërrimit të viteve? Ja disa receta që do ju ‘shpëtojnë’

Gjeli i detit

Nëse ka mbetur pak gjel deti dhe nuk është më aq grishës sa ishte kur sapo kishte dalë nga furra, ja disa ide për të krijuar receta të tjera.

Sallatë e shëndetshme me gjel deti

Përbërësit:

1 filxhan kos

1/4 filxhan rrush të thatë

1/4 filxhan arrëmyshk

Kripë

2 filxhanë gjeldeti i mbetur i prerë

Lakër ose gjethe sallate jeshile 

Përgatitja:

Në një enë përziej kosin me rrushin, shto pak kripë (po të dëshirosh arrëmyshk ¼ filxhan sipas shijes). Merr katër tasa dhe në secilin prej tyre vendos lakrën e prerë. Përzieji me pulë dhe përzierjen e kosit. Dekoro me lakër ose sallatë jeshile.

Servire me një gotë verë të kuqe!

Carbonara me gjel deti

Përbërësit:

30 g gjalpë pa kripë

4 feta proshtuë, të prera hollë

2 lugë gjelle stika pishe

4 vezë, të rrahura

300 ml krem pana

3 thelpinj hudhër, të shtypura

1/3 filxhanë (25g) djathë i grirë parmexhan, plus ekstra për servirje

500g spagheti

2 filxhanë mish gjel deti i prerë

2 lugë gjelle majdanoz i prerë, plus ekstra për servrije

Përgatitja

 

Shkrije gjalpin në një tigan të thellë. Shto proshutën dhe gatuaje deri sa të fillojë të bëhet kërcitëse. Shto kokrrat e pishës dhe gatuaji, duke i përzierë, për 1 minutë ose sa të skuqen.

Në një enë goxha të madhe për të mbajtur gjithë spaghetit e gatuara, rrih vezët, panën, hudhrën dhe djathin. Shto proshutën dhe kokrrat e pishës dhe hidhi kripë e piper.

Ziej makaronat sipas udhëzimeve, kulloji mirë ato. Hidhi makaronat e ngrohta mbi përzierjen me vezë dhe përzieji për 1 minutë, duke lënë nxehtësinë e makaronave të gatuajë salcën. Përziej mishin dhe borzilokun dhe servire me parmexhan dhe majdanoz.

Pite të mbushura me gjel deti dhe suxhuk (empanda)

Përbërësit

60ml (1/4 filxhan) vaj ulliri

1 qepë e kuqe, e prerë hollë

2 thelpinj hudhër, të prerë hollë

2 speca të kuq, të prerë hollë

2 lugë çaji gjethe trumze

1 suxhuk, i qëruar, i prerë në kube

1/4 lugë çaji spec djegës i grirë i tharë

400 g gjel deti ose pulë e pjekur e prerë hollë

180ml (3/4 filxhan) verë e bardhë e thatë

250ml (1 filxhan) lëng pule ose gjeli deti (nëse nuk e keni ruajtur tresni një bustinë me koncentrat)

400g (2 2/3 filxhanë) miell që vjen

Salca e domateve & ullinjve

250 g domate të vogla

50 g ullinj jeshil pa bërthamë, të prerë

1/2 qepë e kuqe, e prerë hollë

Përgatitja

Për të përgatitur mbushjen, nxeh një lugë gjelle vaj ulliri në një tigan në nxehtësi mesatare. Shto qepën, hudhrën, specën dhe trumzën dhe gatuaji duke i përzierë për 10 minuta ose sa të zbuten. Shto sallamin dhe gatuaji duke i përzierë për 5 minuta ose sa speci të marrë pak ngjyrë kafe. Shto specin djegës, mishin e pulës, 125 ml (1/2 filxhan) verë dhe lëngun e mishit dhe lëri të ziejnë për 10 minuta deri sa uji të reduktohet me tre të katërtat. Lëre të ftohet.

Ndërkohë, për të përgatitur brumin, parangroh furrën në 190C. Hidhe miellin dhe pak kripë në një enë të thellë, pastaj hidh pjesën e ngelur 60ml verë, 2 lugë gjelle vaj dhe  200 ml ujë të ngrohtë. Përziej për të krijuar brumin.

Ndaje brumin në 8 pjesë. Hap një porcion në një petë me diametër prej 16 cm mbi një letër pjekieje të spërkatur me miell. Vendos 1/2 filxhani nga mbushja e përgatitur mbi gjysmën e petës duke lënë 1 cm bordurë, pastaj palose petën që të mbyllësh mbushjen. Me një pirua shtyp anët e pites për t’i vulosur. Lyeji përsipër me vaj ekstra, vëri të piqen për 25 minuta ose sa të marrin ngjyrë të artë.

Për të përgatitur salcën, gri domatet, ullinjtë dhe qepën deri sa të copëtohen plotësisht. Hidhju sipër kripë dhe piper. Bëhen 1 1/3 filxhanë.

Shërbeji pitet ose empanadas me salcë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë