Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Estoni, ka marrë pjesë në panelin hapës të Konferencës ‘Lennart Meri’, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët janë ‘talebanë perëndimorë’, duke nënkuptuar se kursi Trans-Atlantik i Shqipërisë është i qartë dhe i pandryshuar.
Më tej Rama me batuta tha se ishte përpjekur që të çonte pak diell në takim, duke qenë se sipas tij vendi ishte ‘errësirë’.
“Zbulova se ushqimi këtu është i shkëlqyer, ç’ka nuk e prisja. Dhe u sigurova t’ju sillja pak diell këtu. Shoh që tani që do largohem është sërish errësirë, por ndjesë të dashur miq, nuk rri dot më gjatë këtu. Ju thashë që nëse doni që njerëzit të flasin shkurtimisht, mos ftoni dikë nga Ballkani.
Shqiptarët janë talebanë perëndimorë. Çfarë do të thotë kjo? Ne jemi me aleancën Trans-Atlantike deri në fund, çfarëdo që të jetë. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani, ku u nderua Marjo Dragri me një titull. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq jo një paralele, por të bëj pikënisje ish-Bashkimin Sovjetik, kur vjen fjala si gjërat kuptohen apo perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo se Europa mund të bëhet BS, por sepse ka një pyetje themelore që kërkon përgjigje”, tha mes të tjerash Rama.
Më tej kryeministri bëri thirrje që Europa të rishikojë dhe rivlerësojë kontekstin e ri gjeopolitik dhe të përshtatet me ndryshimet që sipas tij po pësoj bota. Kryeministri e vuri theksin te harmonizimi i të gjitha shteteve të BE-së në politikat e jashtme dhe të mbrojtjes. Sipas kryeministrit, Europa e ka të nevojshme që të realizojë vetë sigurinë e Unionit dhe të mos drejtojë 'gishtin' nga SHBA apo Presidenti Donald Trump.
“A mundet Europa të lejojë imperativat e mbrojtjes, ankthin gjeopolitik dhe përgjigjet e fragmentarizuara për të krijuar një mungesë afatgjatë ekuilibri mes ambicieve të sigurisë dhe asaj që unë e quaj qëndresa e civilizimit? Çka me fjalë të tjera do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë përparësitë ekonomike dhe fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, çka na çon në një tjetër pikë, e cila është që legjitimiteti politik minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto gjëra më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Europa në vend të fajësojmë, të rivlerësojmë pozicionin tonë duke drejtuar gishtin drejt Presidentit Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim të mirëfilltë dhe të kuptojmë se konteksti ka ndryshuar. Kemi shumë barriera brenda vetes sonë që na bëjnë të mos dukemi të fortë kur reagojmë. Europa të trajtojë problemet strukturore”, vijoi më tej Rama.
Lajm në përditësim...

Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhej që Presidenti rus Vladimir Putin të niste agresionin në Ukrainë, në mënyrë që Europa të ‘zgjohej’ dhe të kujtohej për vendet që aspirojnë prej vitesh që të bëhen pjesë e unionit.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës në panelin hapës të Konferencës ‘Lennart Meri’ në Estoni, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.
Rama përmendi gjithashtu ardhjen e Presidentit amerikan Donald Trump në pushtet në SHBA, si një faktor që Europa të rishikojë politikat e saj të mbrojtjes.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se shtetet e Europës, anëtare të NATO-s, duhet jo vetëm të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes, por duhet edhe një koordimin më i mirë politik mes këtyre vendeve, në mënyrë që kontinenti i vjetër të arrijë ‘të mbijetojë’.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Dua të them se kur Trump u zgjodh tha se Zoti kishte një plan dhe donte ta sillte në Shtëpinë e Bardhë për të shpëtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe në fakt asokohe thashë se ai tha vetëm gjysmën e së vërtetës, sepse plani i Zotit përmes shpëtimit të Trump ishte që të zgjonte Europën. Nuk e kuptoj vërtetë kur europianët harxhojnë kohë me çfarë tha Trump. Unë besoj më shumë miqtë amerikanë kur thonë ‘merreni Presidentin Trump seriozisht, por jo fjalë për fjalë’. Pra pjesa serioze është që Trump ka bërë që Europa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj. Duke folur si kryeministër i Shqipërisë, një vend që po kërkon të hyjë në BE dhe tashmë një veteran mes liderëve, kam dëgjuar shumë herë ‘iu duam në Europë’, por kurrë nuk ndodhte që të hidhej një hap. Na duhej Vladimir Putin që ata të zgjohedhin dhe të thoshin ‘kërcënimi gjeopolitik qenka i vërtetë’.
Nga njëra anë Putin ndihmoi Europën të zgjohej dhe të përshpejtonte procesin për ne dhe nga ana tjetër, Trump e ndihmoi Europën të kuptonte që duhet të mblidhte veten. Ajo që shoh si problem është shkëputja tërësore në diskutimin tonë midis asaj që duhet të bëjmë në pikëpamjen ushtarake dhe çfarë duhet të bëjmë në të gjithë pjesën tjetër. Por këto janë të ndërlidhura. Unë kam shumë frikë se nëse këto shpenzime të mbrojtjes mbeten në këto përqindje abstrakte dhe nuk lidhen me produktivitetin industrial dhe konkurrueshmërinë në Europë dhe me integrimin e prokurimeve, që është një tjetër problem i madh dhe më pas me novacionin në përgjithëse, plus me legjitimitetin demokratik për Europën, jo vetëm për qeveritë e zgjedhura, atëherë ka shumë gjasë që Europa do të ketë më shumë armë, por do të jetë më e dobët.
Përmasa politike është kaq e rëndësishme, sepse nga ana tjetër është edhe një alternativë që gjithë kjo angështi për sigurinë të ringjallë forcat e errëta që kanë qenë prej kohësh në Europë dhe këtu duhet të bëhemi shumë serioz. Sepse nëse riarmatimi dhe të gjitha këto shpenzime do të ndodhin, pra recensioni ekonomik, pabarazia, paniku për migracionin, besimi në rënie te partitë politike të qendrës, atëherë Europa do të haset me një të djathtë ekstreme shumë të fortë dhe neofashizmi mund të shfaqet me ngjyrat e veta të vërteta. Pra sfida e Europës nuk është thjeshtë si të armatoset, por duhet të sigurohet që armatimi të mos bëhet një mjet për destabilizimin demokratik. Ne e kemi admiruar dhe adhuruar Europën dhe BE-në si një fuqi e madhe për paqen dhe sigurinë. Befas përballemi me një dilemë të madhe strategjike. Problemi më i madh është si zgjidhen këto probleme, kur bëhet fjalë për aspektin konkurrues dhe sigurinë energjitike.
Komente







