Ju kujtohet filmi "I vetëm në shtëpi"
ndahet nga jeta babai i Kevin

Ju kujtohet filmi "I vetëm në shtëpi"<br />ndahet nga jeta babai i Kevin
Shumë prej nesh gjatë festave të fundvitit kemi parë në mos një herë filmin “I vetëm në Shtëpi” me Kevin capkënin i cili sjell rrotull dy hajdutë.Sigurisht kujtojmë edhe familjen e tij e cila niset pa të në udhëtim.
 
Por një lajm i hidhur na vjen nga SHBA. Mediat raportojnë se babi i Kevin në film aktori John Heard ka humbur jetnë në moshën 71-vjecare.

Ai është gjetur i vdekur të premten, në dhomën e tij të hotelit, në Palo Alto, Kaliforni, por ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Karriera e Heard si aktor, filloi që në vitin 1970, por ai u bë i njohur në vitin 1990, në filmin "I vetëm në shtëpi". 

Në këtë film, John Heard luante rolin e Peter McCallister, babait të Kevin, fëmijës protagonist të filmit.
 
Por ai ka luajtur edhe filma të tjerë si "Cutter's ëay", "C.H.U.D and Gladiator", opposite "Cuba Gooding", etj., si dhe është nominuar për çmimin "Emmy", për rolin e tij në serialin televiziv "Sopranot".

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!