Jo të gjithë bëjnë bakllava për festa, jo vetëm sepse është më e kushtueshme por edhe sepse kërkon më shumë punë dhe jot ë gjithë dinë të të hollin petë. Sheqerpare është zëvendësuesja për të gjithë! Shijojeni!

Përbërësit:

Për brumin e biskotave: dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë doze

125g gjalpë i tretur i vakët

200g sheqer

2 vezë

100g miell misri i bluar imët (semola)

1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë

1 bustinë sodë për ëmbëlsira

1 bustinë vanilje

280g miell 00

disa kokrra lajthi të qëruara, për zbukurim

Për shurupin:

4 gota ujë (250ml një gotë)

3 gota sheqer

lëngu i ½ limoni

Përgatitja:

Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta. Më pas e lëmë të ftohet.

Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë. Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë.

sheqerpare

miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë. E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.

Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.

I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë. Të nesërmen janë gati. Living

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com