Ju prezantojmë me shtëpinë e “Yin & Yang”

Ju prezantojmë me shtëpinë e “Yin & Yang”

Pamje nga shtëpia e “Yin & Yang”

E gjithë vila është projektuar për një familje të vogël, që i pëlqen të jetojë pranë natyrës. Ekipi i projektimit, i drejtuar nga Chris Precht, po transformon strukturën e çatisë në një kopësht perimesh, barishtesh dhe frutash që do të sigurojnë ushqimet bio për pronarët e shtëpisë.

“Përpiqemi t’i japim natyrës hapësirën që ne morëm për të ndërtuar, duke e zëvendësuar atë me bimësinë në çati. Pra ne ofrojmë një sistem të kopshtarisë me serra.

Ky dizajn, i ndarë në dy entitete të veçanta në hapësirën për të punuar dhe hapësirën për të jetuar, në vetvete koncept idea mban simbolikën Yin-Yan mjaft të njohur dhe nga ne.

Për konstruksionin mund të themi se është punuar me dy kulme që rrethojnë kopshtin, duke kanalizuar ujërat e shiut, i cili ruhet dhe ripërdoret në ditët e thata të vitit për të ujitur bimët. Vetratat e mëdha të xhamit ofrojnë pamjet e natyrës përreth.

Dhoma e gjumit ka dalje nga pyjet ngjitur. Në varësi të sezonit,shtëpia lulëzon me ngjyra dhe aroma të ndryshme. Pra mund të themi se kjo shtëpi ka aromën e vet natyrore që buron nga bimët që rriten në çati.

“Gruaja ime Fei dhe unë po jetojmë në një shtëpi të vogël në një zone rurale të Austrisë dhe përparësia me e madhe e fshatrave është cilësia e jetës, sidomos kur është fjala për rritjen e ushqimit tuaj.”

Kjo mënyrë e re jetese, të bën që të ndryshojë dhe marrëdhënia që kemi krijuar deri tani me ushqimin. Në kopshtin tonë, perimet mund të mos duken aq të përsosura sa ato në supermarket, por me siguri shijojnë më shumë, shijon mbi të gjitha puna dhe dashuria që vjen nga kopshti. Ushqimi i vërtetë bëhet pjesë e identitetit, ashtu si arkitektura e vilës, vijnë të kombinuara të dyja me një dizajn harmonik.

Një mesazh ky poetik, për një mënyrë se si mund të menaxhojmë shtëpitë tona në periferi. Ne po mësojmë ngadalë për kostot e shëndetit të trupit tone dhe dëmet e shkaktuara nga furnizimi me ushqime industrial. Zgjidhja për një cikël ushqimor ekologjik është të rrisni dhe të hani prodhime vendi, nëse punojmë me strategji ushqimore dhe pavarësinë e ushqimit për komunitetet tona, ku arkitektët dhe ndërtesat e tyre duhet te luajnë një rol të rëndësishëm.


/Tirana Jungle City/

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'