Punime në segmentin Pallati me Shigjeta - Rrethrrotullimi 'Shqiponja', ja si devijon trafiku

Së shpejti do të nisin punimet për projektin e rehabilitimit të segmentit rrugor Pallati me shigjeta, Rrethrrotullimi Shqiponja.

Zëvendësministri i Infrastrukturës u shpreh se tashmë është hartuar edhe plani i menaxhimit të trafikut gjatë fillimit të punimeve.

“Ajo nyje që edhe sot ku teorikisht është mjaftë e vështirë, të mos e rrisim më tej ngarkesën gjatë kohës që punimet do të kryhen dhe besoj brenda një kohe sa më të shkurtër. Kemi një skaletë pothuajse fleksibël që do të bëjë të mundur që këto punime të realizohen në kohë më të shpejt dhe lëvizja të jetë normalisht”, tha Artan Shkreli.

Ndërkohë i pranishëm gjatë prezantimit ishte edhe kreu i ARRSH-së Ergys Verdho i cili ka sqaruar mënyrën se si do të devijohen automjetet, dhe si do të ndryshojë mënyra e qarkullimit në dy drejtime kryesore.

“Në pikën e rrugës Dardania, në afërsi të Kompleksit Eifel, si dhe rruga Kasem Shima e cila është në afërsi të CEO- Farmës, këto dy aksese do aksesojnë Tiranën nga pjesa e Yrshekut, Kasharit, Yzberishtit  dhe Kombinatit, njëkohësisht për të devijuar trafikun në rast se do ketë ngarkesë në mbikalimin ‘Casa Italia’.

Devijojmë trafikun tek ‘Casa Italia’ me dy korsi dhe gjendemi me tre korsi në rrugën  drejt rreth rrotullimit “Shqiponja” bashkë me atë që vjen nga  nënkalimi i Kamzës.

Nga nënkalimi i Kamzës vijnë dy korsi, ku njëra prej tyre futet në rrugën ‘7 Marsi’ dhe  një tjetër bashkohet me dy korsitë e nënkalimit.

Vazhdojmë me tre  korsi në rrethrrotullimin ‘Shqiponja’  ku përftohet një transformim, rritje në rreze  dhe spostim nga Jugu me 30 metra. Ndryshimi i vetëm vjen nga Zogu i Zi drejt sheshit ‘Shqiponja’  ku nga katër korsi në 100 metrat e saj bëhen me tre korsi për t’ju përshtatur rreth rrotullimit”, shpjegon drejtori i ARRSH-së Verdho.

Nga ana tjetër Shkreli bëri të ditur se edhe shpronësimet në Unazën Lindore të Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe janë drejt përfundimit.

Shpronësimi ka qenë edhe një pengesë kryesore për zhvillimin e punimeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 29/02/2020 12:08

    Projekti pare si nxorri ed Rama ka qen super modern ky i dyte me peme mee viza per kembesoret dhe me semafore m'duket Alla Shqiptarce

    Përgjigju
    • Agjenti: 01/03/2020 11:43

      Super ishte vertet. Por dhe vjedhja super do ishte po te zbatohej.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë