Ju që nuk pyesnit për “Amelikën”, tani keni rastin të tregoni trimërinë o patriotë të Facebook-ut
Policët e rrëmbyer nga forcat serbe
Tani që serbët arrestuan, në mënyrë të paligjshme, të turpshme dhe provokuese, policët në Kosovë, "patriotët" shqiptarë të FB që nuk pyesin për "Ameliken", kanë rastin e artë të tregojnë trimërine e tyre.
Shkoni djema, pushka top.
Nëse nuk keni b.. të shkoni, atëherë i kini aq ndërgjegje dhe moral sa të mos na çani t.. me parrulla "patriotike", ne të tjerëve kur themi kur nuk ke b... të luftosh e të mbash vetë pasojat mbi supe, atëherë mos bëj trimin kot e kërko aleanca e bashkëpunim.
Ndihem i turpëruar si shqiptar kur shikoj ministrin e Brendshëm të Kosovës Svecla që tani "u kërkon ndihmë ndërkombëtarëve" të lirojnë policët kosovarë.
Pse kshu? Po kur bëje trimin e çoje policët në veri pa pyetur e pa u koordinuar me "ndërkombëtarët" nuk e mendoje dot një skenar të tillë?
Ishte logjikë e thjeshtë që të kërkojë bashkëpunim me forcat e NATO për çdo veprim, sidomos kur nuk ke këllqe vetë.
Por kur e thonim këtë gjë kaq të thjeshtë e logjike, na u hodhën sipër me epitetet "turp", "tradhtare", "inferiore" "etj nga këta patriotët sovraniste shqiptarë të FB.
Tani është momenti juaj djema.. Hidhuni dhe merruani vetë, në mënyrë sovraniste, policët, serbëve. Tregoni patriotizmin tuaj ose heshtni.
Gjela të ngrehur mbi pleh.
Hipokritë patetikë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23
-
Ligji në Kosovë: Nga 1 janari s’ka zhdoganim të veturave më të vjetra se 2015
8 Janar, 18:17
-
Mbyllet administrata tatimore e Serbisë në veri të Kosovës, Sveçla: I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit
8 Janar, 13:48
E kur ta kuptoni ju qe Amerika dhe RUSIA jane bashke cdo te thoni ?? Gjithnje te medhenjte jane bashke te vegjlit e hajne…
PërgjigjuÈshtè interesante tè shohèsh reagimin e kampit tè kètij kryeministri tè korruptuar deri nè palcè dhe langojve tè tij tè oborrit. Zotèria qè shkruan kètè paçavure kètu, natyrisht qè e rrjeshton veten, pas Ymer Bazes, atij qè ia lèpin çdokujt qè èshtè kryeministèr. Çfarè èshtè kjo mo, tè dalkan trimat e Facebook dhe tè tregokan trimèrinè,,,,KU? E kini fjalèn, pèr dyfekun dhe tè dalurit malit? Apo e kini fjalèn qè tè bèjnè si ne tè "shtetit amè" me grekun? Sa herè e ka lènè tastaturèn zotèria dhe ka marrè dyfekun, kur grekèt kanè bèrè ceremonitè e Kacifas nè Shqipèri? Apo ato ceremonitè e pèshtira tè varrezave tè "trimave hekenè" ,aty ku nuk ka asnjè tè tillè? Apo vènia e simboleve greke nè mes tè Shqipèrisè? Kur i shqeve more llapaqen tregjesh tè gabit? Vazhdo gèzoju pengmarrjes sè policève shqiptarè nga serbèt, kjo èshtè ajo qè bèn halabakèria shqipfolèse. Ky komb, nuk ka vetèm gojore kryeministrash tè korruptuar. Zotit i qofsha falè, ka edhe tè tjerè, qè e duan kètè komb,,dhe jo hajdutin e shitur.
PërgjigjuTe lumte vlla per pergjigjen qe i dhe ketij lepirsit profesionist. Kurti bravo i qofte per masat e marra dhe mos te bej mbrapa.
Ke ber nje shkrim perfekt,respekte se meriton notën 10,shkrimi juaj meriton qmimin e vitit,respekt
PërgjigjuO Tafan, shumë lartë e ke çuar steken. Por edhe të rrishë gjithë jeten te lepishë kembet e atij që të dha lirine, sikur nuk shkon. Apo jo?
PërgjigjuÇa kupton me lëpirje këmbësh ti o sovranist? Se po të luten dorë pas dore mos ndërmerr akte fëminore jo targat, jo godina, ndërkohë që ka gjëra më serioze për t’u dhënë drejtim. Ajo Amerikë dhe BE që kanë hedh miliarda dollarë për ta bërë Kosovën shtet, kanë marrë kosto gjeopolitike mbi supe dhe ti tregon mosmirënjohje dhe fodullëk duke i quajtur përfaqësuesit e tyre si naivë, proserbë, të paditur, rrogëtarë? Po kush është i ditur ky balestërthyeri që s’ka asnjë plan në kokë dhe s’ka as gjunjë të mbajë luftën?