Serbia mendon se mund të nënshtrohet një popull si ai shqiptar nën presionin e dhunës! Serbia ka dështuar për ta tjetërsuar Kosovën në të gjitha format:

  • - ka dështuar me asimil
  • - ka dështuar me represione politike
  • - ka dështuar me ushtrim dhune
  • - ka dështuar e ka humbur edhe luftën

Megjithatë, Serbia mendon se mund t'i frikësojë shqiptarët duke thënë se do të kërkojë të kthehet në Kosovë? Asnjë shqiptarët nuk e don luftën, por asnjë shqiptarët nuk është i gatshëm të refuzojë lirinë për të shmangur luftën! Që nga shpallja e Pavarësisë është pikërisht Serbia ajo që përpiqet të shantazhojë Perëndimin dhe shqiptarët! Atëherë, nëse këta serbët qenka burra ashtu siç po e dëshmojnë përmes metodave të tyre shantazhuese, le të marrin guximin e të kthehen në Kosovë e do e kuptojnë se me çfarë do të përballen!

Shqiptarët nuk e duan luftën, por sa herë ka qenë e pashmangshme e kanë bërë atë me bukë e kripë, me armatime modeste e pa pasur mbështetjen e askujt, por nuk kanë dezertuar e kanë luftuar heroikisht pavarësisht forcën që kanë pasur përballë e numrave! Ka më shumë se një shekull që një luftë masive mes popullit serb e atij shqiptar është shmangur dhe shpresoj të mos ndodh kurrë, por mendojeni vetëm për pak çaste, nëse të gjithë shqiptarët e Ballkanit hyjnë në një luftë frontale dhe pa rezerva me serbët, pasojat do të ishin katastrofale dhe rezultatit final do të ishte i tillë, që vetëm njëri nga dy popujt do të mund të mbijetonte, por me kosto të jashtëzakonshme e shumë të rënda!

Shpresoj e uroj që serbët të mos nisin ndonjë aventurë që do të kishte pasoja katastrofale për të dyja palët! Por, duan të hyjnë apo jo serbët në Kosovë, kjo nuk i tremb dhe i pengon shqiptarët të mbrojnë me çdo kusht e me çdo kosto lirinë e tyre! Kosova do të ishte për Serbinë si Ukraina për Rusinë e si Vietnami për SHBA-të! Në asnjë betejë të ndershme serbët nuk ja kanë dalë me shqiptarët! Nëse e kanë harruar këtë dhe të ri lexojnë historinë e tyre para se të nisin ndonjë aventurë që nuk do te mundin ta ndalojnë më!