Judah: Nikoliçi e sheh Kosovën me thjerrëza të vjetra

Judah: Nikoliçi e sheh Kosovën me thjerrëza të vjetra
Analisti i çështjes së Kosovës dhe publicisti britanik, Tim Judah, ka thënë se presidenti serb, Tomislav Nikoliç, është i shkëputur nga realiteti dhe e sheh gjendjen në Kosovë me thjerrëza të vjetruara, transmeton Radio Evropa e Lirë një intervistë të gjatë me të.

Sipas Judas, nëse presidenti serb Nikoliç këmbëngul me këtë qëndrim, atëherë dialogu eventual me Kosovën, nuk do të çojë askund.

“Mendoj se do t’iu duhet pak kohë që t’i përshtaten realitetit të ri, sepse, nga ajo që zoti Nikoliç po thotë, mua më duket se ai është shumë, shumë i shkëputur nga realiteti i ri i Kosovës, si në terren, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar” ka thënë Judah për ReL.

Tim Judah po ashtu ka thënë se Nikoliç po flet për disa ide që kanë qarkulluar gjatë vitit 1999 dhe është i habitur me këshilltarët e tij se si nuk i kanë dhënë këshilla më të mira, sepse thjesht këto gjëra nuk përkojnë me realitetin dhe janë të shkëputura nga bota e vërtetë.

Sipas tij, do të marrë pak kohë për qeverinë e re dhe njerëzit e rinj që t’i përshtaten realitetit dhe të vendosin se si duan të vazhdojnë.

Tim Judah ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian për çështjen e veriut duke thënë se BE dëshiron që njerëzit të mos bëjnë shumë probleme, tashmë kur në BE dhe Bruksel ka probleme shumë më të mëdha. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga