Aktori shkodran Julian Deda nuk ndalet. Ai ka zgjedhur Parlamentin Shqiptar për të sjell në ekran copëza humori për festat e fundvitit.

Këtë surprizë e ka zbuluar vetë nëpërmjet rrjetit social “facebook” ku shkruan; “Sot xhirova diçka për natën e ndërrimit të viteve, xhirimet u kryen në sallën Plenare të Republikës së Shqipërisë.

julian deda

Kam dëshirë të falenderoj stafin e Parlamentit, që ishte në gatishmëri të plotë. Dua të falenderoj në veçanti kryetarin e kuvendit Z. Ilir Meta, i cili si një dashamirës i artit, na e krijoi këtë mundësi..!”- përfundon Juli.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)