Julian Draxler së shpejti te PSG,
arrihet marrëveshja me gjermanët

Julian Draxler së shpejti te PSG,<br />arrihet marrëveshja me gjermanët
PSG  ka arritur marrëveshjen për të transferuar në Paris mesfushorin 23-vjeçar të Wolfsburg, Julian Draxler.

Transferimi i Draxler do të realizohet gjatë dritares së merkatos në janar dhe shifra që francezët pritet të paguajnë për të marrë shërbimet e mesfushorit është plot 35 milion euro.

Ndërkohë që për lojtarin interes ka shfaqur edhe Arsenal, por asnjë ofertë nuk  është paraqitur nga ana e skuadrës së Premier League.  Ende nuk është bërë saktësimi për kohëzgjatjen e kontratës së Draxler në “Parc des Princes”, por sipas raportimeve të “goal.com”, pritet që kontrata të ketë një kohëzgjatje nga tre deri në 4 vite.

PSG ka shfaqur gjithashtu interes edhe për lojtarin tjetër të Wolfsburg, Ricardo Rodrigez, i cili mund të jetë një zëvendësim i përshtatshëm për  Maxëell.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene