Julian Zhara sot në shtëpinë
e poezisë në Milano

Julian Zhara sot në shtëpinë<br />e poezisë në Milano
Frymëzuar nga romani “Në rrugë” (On the Road) të shkrimtarit amerikan, ikonë e “Beat Generation”, Xhek Keruak (Jack Kerouac, 1922-1969), Shtëpia e Poezisë në Milano hap mikrofonin për gjashtë poetë, gjashtë përfaqësues të brezit të ri: Mary Barbara Tolusso, Tommaso di Dio, Alessandra Frison, Damiano Scaramella, Gianluca Lattuada, shqiptari Julian Zhara. Faqet në web të mediave italiane i kushtojnë vëmendje kësaj veprimtarie poetike që zhvillohet në Milano në fundjavë me pjesëmarrjen e 6 poetëve, mes tyre të Julian Zharës.

Në Shtëpinë e Poezisë (Casa della Poesia) në Milano, sot më 15 mars 2014, ora 19.30, do të zhvillohet veprimtaria “On the road of poetry” (Në rrugën e poezisë), kuruar nga Federica Negri Guglielmini: “Një makinë e shpejtë, horizonti i largët dhe poezia për të zbuluar dhe dashuruar në fund të rrugës”. “Miqtë e mi, unë do të jem në Shtëpinë e Poezisë në Milano me projektin tim të muzikës i ftuar nga Ottimissima Kompani. Për ata që duan dhe munden, shihemi atje”, shprehet poeti shqiptar, pjesëmarrës në këtë veprimtari. Julian Zhara u lind në Durrës më 21 maj 1986. Ai shkoi në Itali në moshën 13-vjeçare.

Ka jetuar në Camposampiero (Padova) për 8 vjet. Tashmë është autor i dy librave: Liquori (Ibiskos-Ulivieri 2008) dhe In apnea (Granviale, 2009). Ka organizuar manifestime të ndryshme poetike, mes tyre edhe festivalin e poezisë Andata e Ritorno a Venezia me revistën Blare Out, ku ka kuruar rubrikën e poezisë. Që nga marsi i 2012-ës filloi një bashkëpunim me kompozitorin Ilich Molin për projektin “Dunes”, me të cilin arriti midis finalistëve të Premio Dubito. Poezitë u botuan në antologjinë L’epoca che scrivo, la rivolta che mordo (Agjencia X 2014). Aktualisht jeton, punon dhe shkruan në Venedik.

Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë