Juliana dhe Arditi
më në fund puthen

Juliana dhe Arditi<br />më në fund puthen
Pasi kthehen nga oborri në dhomën e gjumit Juliana dhe Arditit shtrihen në të njëjtin krevat, ndërsa Nevila dhe Katerina në një krevat tjetër.

Banorët bëjnë biseda të ndryshme, duke folur dhe për pastrimin e shtëpisë.  

Sapo fiken drita, Juliana përfiton nga rasti të përqafojë Arditin, që mos ta shikojnë vajzat. Katerina pyet banorët nëse do flenë ashtu siç janë, Juliana dhe Arditi thonë jo, vetëm Nevila thotë po.

Katerina i quan gënjeshtarë, pasi të gjithë thanë se duan të flenë vetëm.

Më pas Katerina pyet Julianën nëse ka të dashur jashtë, ndërkohë që kjo e fundit përgjigjet se ka diçka pezull jashtë, por ende nuk ishte lidhur.

Më tej ajo thekson se nuk pret që ta ptresë asnjë jashtë.

Katerina pyet Arditin, nëse e pret dikush jashtë, ai përgjigjet familja.

Juliana qesh, duke thënë se do bëjë namin Arditi kur të dalë.

Arditi qesh, pasi kujton fjalët e Valerit, se do bëhen rresht vajzat për të kur të dalë jashtë.

Nevila kërkon të ndezë abazhurin, kurse Juliana i thotë ta fikë, pasi nuk ka asgjë për të parë.

Në këtë moment ajo i afrohet akoma më shumë Arditit, duke e puthur në buzë.

Arditi nuk kundërshton dhe një puthje e gjatë ndodh mes tyre.

Më pas vajzat largohen nga dhoma, Juliana dhe Arditi përfitojnë të puthen sërish.

Puthjet e tyre i ndërpret Lori, e cila zgjohet nga gjumi dhe kërkon të bisedojë me ta.

Juliana dhe Arditi qëndrojnë gjatë të përqafuar, derisa vjen Nevila në dhomë.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos