Këngëtarja e njohur Juliana Pasha ka denoncuar sot në faqen e saj në Instagram se kënga e re e kënduar nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi është e vjedhur pasi më parë atë e ka kënduar ajo në një bashkëpunim me tenorin Armaldo Gllogjeri. Kënga “Kuq e zi” e prezantuar vetëm pak ditë më parë është kënga e cila do të shoqërojë kombëtaren tonë në çdo ndeshje që ajo do të luajë duke qënë kështu edhe himni zyrtar.  

Në një postim të sajin Pasha shkruan: “Kopjacët në Shqipëri kanë filluar të kopjojnë edhe tekstet e këngëve së fundi, se nuk u mjafton që kopjojnë muzikë nga mëngjesi në darkë”. Kënga “Kuq e Zi” që u këndua nga unë dhe tenori Armaldo Gllogjeri për herë të parë në festat e nëntorit në Portokalli shoë. Kompozitor Edmond Rrapi, teksti Lejdi Shqiponja”.