Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker i ka dërguar një letër falënderimi Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas urimit me rastin e zgjedhjes si president i Komisionit Evropian. “Ndihem shumë i nderuar për këtë zgjedhje të Parlamentit Evropian dhe përgjegjësisë që vjen me te” - shkruan Juncker. Ndërkohë që më tej shpreh besimin për bashkëpunim. Ekipi im dhe unë, presim të punojmë së bashku me ju, në një të ardhme të afërt” - përfundon mesazhi i shkurtër i Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.