Trajneri i ekipit të Borusias së Dortmundit në prag të finales së madhe të Ligës së Kampioneve me Bayernin e Mynihut deklaron se pret një ndeshje të barabartë mes dy ekipeve gjermane, pavarësisht diferencës prej 22 pikësh që 'bavarezët' kanë në kampionat.

“E dimë shumë mirë se sa të fortë janë. Shkatërruan Juven 4-0 dhe Barcelonën 7-0, por nuk mund ta përsërisin këtë gjë me ne.

Është e pamundur, pasi nuk do ta lejojmë kurrë një gjë të tillë. Besoj që finalja e ka spektaklin e garantuar.

Në fund shpresoj që fati të na buzëqeshi ne" përfundoi Klop.

Ndeshja finale do të zhvillohet më datë 25 Maj në stadiumin 'Uembli'.


d.b/shqiptarja.com