Juridiku 5 vjeçar, Hoxha: Jo më 3+2
studentët me master të nivelit të 2

Juridiku 5 vjeçar, Hoxha: Jo më 3+2<br />studentët me master të nivelit të 2
TIRANE-Hiqet sistemi 3 plus 2 dhe nga tetori i këtij viti studimet në juridik do të jenë të integruara dhe do të zgjasin 5 vjet.

Në fund studentët do të kenë diplome të masterit të nivelit të dytë.

Artan Hoxha, Dekani i Fakultetit Juridik sqaron edhe kriteret se si do të pranohen këtë vit studentët.
 
“Ne përgatitemi të fillojmë studimet me program të integruar 5-vjeçar, master i nivelit të dytë. Është një detyrim që vjen nga ligji drejtpërdrejtë, nuk është vetëm për fakultetin tonë. Është për gjithë universitetet që ofrojnë arsim juridik. Jemi përqendruar në lëndët që janë të detyrueshme në shkollën e mesme dhe kemi një mesatare aritmetike të thjeshtë të rezultateve të viteve të studimit të maturës shtetërore dhe të natyrës së specialitetit duke eliminuar diferencat që kanë programet në shkollat e mesme dhe duke i dhënë mundësinë gjithë studentëve që të konkurrojnë në fakultetin juridik”, tha Hoxha. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës