Juridiku, emrat e 300 fituesve
të sistemit part-time
Fakulteti i Drejtësisë, pranë Universitet të Tiranës, ka publikuar listën e kandidatëve që janë shpallur fitues në sistemin part-time.
TIRANE- Fakulteti i Drejtësisë, pranë Universitet të Tiranës, ka publikuar listën e kandidatëve që janë shpallur fitues në sistemin part-time. Në total kanë aplikuar 700 kandidatë, por vetëm 300 prej tyre kanë mundur të shpallen fitues. 210 prej tyre e kanë fakultet të parë, ndërsa 90 e kanë fakultet të dytë. Gazeta publikon listën e plotë të fituesve në këtë sistem studimesh, si për ata që e kanë diplomë të parë, ashtu edhe për ata që e kanë diplomë të dytë. Kriteri seleksionues ka qenë ai i notës mesatare dhe ka ardhur sipas rendit zbritës.
Sipas udhëzimit të ministrit të Arsimit për sistemin me kohë të pjeshme, fituesit do të kenë tre ditë afat për t’u regjistruar në programet ku janë shpallur fitues. Sipas udhëzimit regjistrimet mbyllen nesër, me datë 24.10.2013, në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore të institucioneve publike të arsimit të lartë. Aplikimi për regjistrim do të bëhet pranë sekretarive mësimore ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë një dosje me dokumentete.
Dosja duhet të përmbajë patjetër diplomën e Maturës Shtetërore dhe dëftesën e pjekurisë origjinale të shkollës së mesme. Në rastet kur kandidati nuk ka diplomë të maturës shtetërore apo dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të saj, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale. Ndërsa për kandidatët jofitues dokumentet do t’u kthehen personave kundrejt kërkesës. Listën e plotë të kandidatëve fitues tek Juridiku mund ta gjeni në tabelat që shoqëron këtë shkrim, por edhe në faqen zyrtare të këtij fakulteti.
Me kohë të plotëNë sistemin e studimeve me kohë të plotë kanë nisur studimet plot 30 mijë të rinj, ndërsa kësaj kategorie i shtohen edhe 9 mijë studentët që zgjedhin të kenë në xhep një diplomë me kohë të pjesshme
Emrat e fituesve u publikuan në gazetën Shqiptarja.com Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.6%
Vota total: 1421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
16 Janar, 17:16
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Ish Vila e Enver Hoxhës bëhet rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57