Këngëtari i shumëpërfolur Justin Bieber ka thënë se do të zhvillojë një koncert në gjithësi. Bieber është ndër të parët këngëtarë që ka shprehur këtë dëshirë të pazakontë.

Këngëtari, i cili është i pëlqyer më së shumti nga adoleshentët ka shkruajtur në rrjetin social Twitter para disa ditësh:- “Dua të zhvilloj një koncert në hapësirë”.

justin bieber

Nga ana tjetër Agjensia amerikane e gjithësisë “NASA” i është përgjigjur Bieberit duke postuar në profilin e tij në Twitter:- “Ndoshta mund të të ndihmojmë në lidhje më këtë gjë. “Nëpër gjithë botën” është turi i rradhës?”.

justin bieber

Aktualisht Bieber ndodhet në Angli ku po zhvillon koncertet e tij, pjesë të turit Evropian “Believe”.

justin bieber

Ky është turi i dytë i këngëtarit, i cili ka nisur në shtator të vitit 2012 dhe përfshin rreth 122 shfaqje që do mbahen në Evropë, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe në Azi.

(b.t/shqiptarja.com)