Justin Bieber kërkon këtë vajzë!
Shtron kërkesën e tij në Instagram

Justin Bieber kërkon këtë vajzë!<br />Shtron kërkesën e tij në Instagram
I keni parasysh mbretërit që caktojnë 'prenë' e tyre të rradhës dhe më pas të gjithë të tjerët duhet të përpiqen t'ia sjellin? Diçka e tillë ka ndodhur me Justin Bieber, i cili ka publikuar kërkesën e rradhës në faqen e tij në Instagram, ku ndiqet nga 47 milion ndjekës.

21-vjeçari ka publikuar foton e një vajze, që siç duket i ka lënë shumë mbresa me bukurinë e saj. Me tipare alla Angelina Jolie dhe nëntitullin: "Kush është kjo vajzë?", Justin ka vënë në lëvizje të gjithë fansat e tij që janë përpjekur të zbulojnë identitetin e vajzës.

Nga komentet e shumta, vajza rezulton të quhet Cindy Kimberly dhe është 17 vjeç. Tani që identiteti u zbulua, cila do të jetë lëvizja e rradhës për artistin?

Theksojmë se Justin ende nuk e ka kaluar plotësisht dhimbjen e ndarjes me Selena Gomez, pasi dy ditë më parë publikoi një foto të tyren, pikërisht kur nisën të qarkullojnë zëra se këngëtarja po kalon një romancë me njërin nga djemtë e One Direction, Niall Horan.
justin bieber
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr