Ylli i muzikës Justin Timberlake është kthyer në krye të toplistës britanike pas shtatë vitesh.

Timberlake, i cili në muajin janar theu rekordin duke hyrë në historinë e top listave amerikane me hitin e tij “Suit and Tie”, këtë herë kryeson me hitin e tij “Mirrors” në krye të top listës britanike.

justin timberlake

Shitja e kopjeve të kësaj kënge shkoi në 13 mijë duke lënë mbrapa këngën e grupit Bastille me titull “Pompeii”.

Ndërkohë që kënga e grupit One Direction me titull “One Way Or Another”, e cila mbante vendin e parë javën e kaluar tani ka zënë vendin e tretë.

justin timberlake

Timberlake përveçse një këngëtar mjaft i suksesshëm dhe i pëlqyer ka një karrierë të mirë kinematografike.

Justin që prej vitit 2006 nuk ka publikuar më asnjë album dhe për këtë po punon aktualisht në bashkëpunim dhe me ermra të njohur si reperi TI dhe Timbaland.

(b.t/shqiptarja.com)