ITALI - Juventusi nuk ndalet edhe këtë javë në Serinë A, pasi arriti që të fitonte përballë Bolonjës në minutën e fundit të lojës.

Shpëtimtari i bardh e zinjve është Pogba, pasi shënoi në minutën e 90 duke i dhënë tre pikët Juventusit.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar deri në fund, atëherë kur Bolonja po mendonte se kishte marrë një pikë të vlefshme në Torino, Pogba shfaqet duke gjunjëzuar miqtë në "Juventus Stadium".

Napoli ka qenë surpriza e javës, Atalanta e ka ndëshkuar në shtëpi duke i sjellë një humbje që e largon akoma më shumë nga kryesuesit e renditjes.

Golin e vetëm e ka shënuar Carmona në minutën e 19' të pjesës së parë.

E ndërsa edhe Roma ka humbur në Parma, Interi ka fituar me Sampdorian me një rezultat shumë të ngushtë.

Udinese ka barazuar me Katanian, Torino i ka marrë një pikë Lazios në kryeqytet, Kaljari dhe Kievo kanë fituar.


(d.b/shqiptarja.com)