Pas kampionatit Juventusi buzëqesh edhe në Champions League. Bardhezinjtë mposhtën Ferencvaroshin 4-1 në Hungari dhe në kuotën e 6 pikëve konsolidojnë vendin e dytë në grupin G. Dygolësh shënoi spanjolli Alvaro Morata, një e shtoi Dybala dhe një autogol i vendasve nderuan djemtë e Pirlos. 10 minuta i pati në dispozicion edhe Myto Uzuni kohë në të cilën Ferencvarosh shënoi golin e vetëm.
Grupin G e kryeson Barcelona që fitoi jo pa vështirësi 2-1 ndaj Dinamos së Kievit në “ Camp Nou”. Autorë të golave ishin Messi dhe Pique ndërsa katalanasit njohin vetëm fitore në tre ndeshjet e luajtura. Surprizat e mëdha ndodhën në grupin H ku u mundën si Manchester United ashtu edhe PSG-ja. Anglezët humbën në Stamboll ndaj Basaksehir në shifrat 2-1. Demba Ba dhe Edin Visca bën të pavlefshëm golin e Martial.
U mposht edhe PSG-ja me të njëjtin rezultat. 2-1 fitoi Lajpcig ndaj kampionëve të Francës madje duke e përmbysur rezultatin. Di Maria i dha avantazhin miqve dhe më pas humbi penallti ndërsa gjermanët përmbysën me golat e Nkuku dhe Emil Forsberg. 6 pikë kanë United dhe Lajpcig dhe vetëm nga tre PSG e Basaksehir pas tre ndeshjeve të para në grupin H.
Chelsea likuidoi francezët e Rennes 3-0 falë dygolëshit të Ëerner me penallti dhe rrjetës së Abraham duke kryesuar me 7 pikë grupin E.
Po kaq pikë ka edhe Sevilla që evitoi një tjetër surprizë mbrëmjen e djeshme duke fituar me përmbysje 3-2 ndaj Krasnodar.
Dortmund arrin fitoren e dytë radhazi dhe merr keun e grupit F me 6 pikë. Verdhezinjtë triumfuan në transfertë ndaj Brugge 3-0 falë edhe një dygolësgi të Haaland.
Lazio edhe pse mes shumë vështirësive barazoi në Rusi ndaj Zenitit 1-1 dhe mbetet e dyta në grup. Caicedo 8 minuta nga fundi barazoi për italianët./Përgatiti Andi Kapxhiu