Juve e pathyeshme, Del
Piero largohet me gol

Juve e pathyeshme, Del<br />Piero largohet me gol
Nuk ka pasur vetëm lot gëzimi për titullin kampion, por edhe trishtimi për largimin e Del Pieros nga bardhezinjtë. “Zonja e vjetër” është rikthyer, me një trajner të ri,mentalitet të ri dhe me lojtar të tjerë. Pak kush mendonte se në fundin e këtij sezoni Juventusi do të shpallej kampion dhe e pathyeshme.

Për të përfunduar një sezon mëse pozitiv bardhezinjtë kanë edhe sfidën ndaj Napolit për kupën e Italisë. Nëse kërkojmë ndër vite për skuadrat e pamposhtura ne Itali gjatë gjithë sezonit shohim se Peruxhia e vitit 1978-1979 që e përfundoi sezonin e dyta,edhe Milan 1991-1992, janë dy skuadrat tjera që e kanë mbylllur kampionatin si të drejtuarit e Juventus.

Antonio Konte me këtë kampionat imiton Fabio Kapelon, duke e fituar titullin në vitin e parë në krye pa asnjë humbje. Për më tepër ai ka qenë “fetyra” e vertetë e kësaj skuadre që e shëndrroi atë totalisht.

Një rekord impresionues i mbrotjes së bardhezi e cila ka pësuar më pak gola se të gjitha ekipet vetëm 20, i dyti më i mirë për Konten pasi në kohën kur ishte lojtar e ka mbylllur një sezon me 19 gola. Juvents ka mundur 16 nga 19 ekipet e Seria A duke qenë një skuadër e ekulibruar, mbrojtur të gjithë së bashku, duke sulmuar të gjithë se bashku. Këtë e tregojne edhe statistikat ku të gjith lojtarët kanë shënuar i fundit Barzajli me penallti,ndersa golat e tjerë u shënuan nga Morrone dhe Del Piero.

13 maji nuk ishte një ditë feste por edhe një ditë lamtumire,idhulli i tifozve bardhezi në minutën e 56-të bëri që të përlotet “Juventus Stadium”. Njerëz të përlotur, një stadium që merr ngjyrat e zisë,Del Piero luan për herë të fundit në këtë stadium. Për afro 20 minuta ai përshkron për ti përshendëtur tifozët duke zhvendosur gjithë vëmendjen te aid he jo te ndeshja. Presidenti I Juventusit ne fund të ndeshjes e përshendeti veçanërisht kapitenin dhe tha: “Ai është dhe do të jetë gjithmon kapiteni I kësaj skuadre”.Del Piero ka në total 704 paraqitje zyrtare me ekipin bardhezi dhe 290 gola. Ndërsa në Seria A 513 ndeshje duke shënuar 208 gola.
Juventusi e mbylli sezonin 2011-2012 me 84 pikë, 4 më shumë se Milan me 80 pikë. Sfida e rradhës për bardhezinjtë është ajo me 20 maj në Romë,ndaj Napolit për finalen e Kupës së Italisë.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Kisha 15 vjet që e prisja! I respektuam tepër italianët! Sylvinho duhet të vijojë punën

Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Kisha 15 vjet që e prisja! I respektuam tepër italianët! Sylvinho duhet të vijojë punën