Juventusi vazhdon marshimin në kampionatin italian të futbollit duke mos hasur asnjë pengesë nga Interi, të cilin e mundi me rezultatin 3-1.
Deri i Italisë ka shkuar ashtu sikur pritej shkon për ‘Zonjën e Vjetër’ e cila ka fituar bindshëm me lojë dhe rezultat përballë zikaltërve që janë në një periudhë tranzicioni që po zgjat shumë.
Juve shënoi tre herë për tre pikë me Lichtsteiner, Chiellini, Vidal, ndërsa për miqtë golin e vetëm e shënoi Rolando.
Pas kësaj fitoreje Juventus mposht kryeson me 59 pikë, +9 nga Roma që ka një ndeshje më pak, ndërsa Inter në vendin e gjashtë me 33.
Ndërpritet ndeshja mes Romës dhe Parmës për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Gjyqtarët vendosën ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 11 me rezultatin 0-0.
Roma ka 50 pikë në vendin e dytë në renditje, 6 pikë më pak se Juventusi në vendin e parë.
Portieri i Romës, Morgan De Sanctis pas ndërprerjes së ndeshjes ka folur për mediat duke komentuar vendimin e gjyqtarëve dhe kapitenëve.
“Është vendimi i duhur, terreni ishte mjaft i rënduar nga reshjet e shiut. Nuk pranojmë që të luajmë fatet e Scudettos, në një fushë të kthyer në pellg balte. Nuk është e drejtë” tha ai.
Në ndeshjet e tjera të javës në kampionatin italian të futbollit ka spikatur humbja e Napolit me rezultatin 3-0 në fushën e Atalantës, teksa Benitez në mënyrë të pashpjegueshme ka lënë në stol Hamshik dhe Higuain. Pas humbjes, spanjolli rrezikon edhe shkarkimin.
Lazio ka marrë tre pikë të çmuara përballë Kievos, Katania ka barazuar 3-3 me Livornon, Sassuolo 1 - 2 Hellas Verona.
Ndërsa në mbrëmje pritet super ndeshja, derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Kampionati spanjoll
Reali i Madridit nuk ka mundur që të përfitojë nga humbja e Barcelonës për ta parakaluar, pasi është ndalur në barazim 1-1 me Bilbaon.
Ndeshja ka qenë tejet e fortë nga të dy ekipet, por Reali arriti që të shënonte në pjesën e dytë me Jese dhe marrë kryesimin, por Bilbao barazon shumë shpejt.
Shpresat e Realit shuhen në momentin që Ronaldo ndëshkohet me karton të kuq, pas një goditje të kundërshtarit.
Nga humbja e Barcës ka përfituar A. Madrid që ka mundur Sociedad 4-0 dhe ngjitur në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Barcelona dhe Reali kanë nga 54 pikë.
Kampionati gjerman
Bayern Munchen nuk di të ndalet këtë edicion, pasi ka rikthyer sërish diferencën prej 13 pikësh në krye të Bundesligës, pas fitores me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Eintracht Frankfurt.
Golat për kampionët e Gjermanisë u shënuan nga Götze, Franck Ribéry, Arjen Robben, Dante, Mario Mandzukic.
Bayern pas fitores së fundit e dërgon numrin e ndeshjeve pa humbje në 44 të tilla në Bundesligë. Pas ndeshjes trajneri Guardiola u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit.
Superliga shqiptare
Ndodh ajo që pritej, pas barazimit të Partizanit me Kukësin, përfiton Skënderbeu që shkëputet 9 pikë nga vendi i dytë në renditje.
Kampionët kanë fituar me lehtësi përballë Vllaznisë me rezultatin 2-1.
Golat janë shënuar nga Shkëmbi dhe Ribaj, ndërsa për shkodranët golin e nderit duke ngushtuar shifrat për statistika e ka shënuar Tafili.
Ndërsa ndeshja tjetër mes Bylisit dhe Flamurtarit ka përfunduar pa gola në Ballsh.
Barazimi është një hap fals i vlonjatëve që pas goditjes së madhe në merkato që lidhet me Likën, ende nuk janë shfaqur në hapin e kampionëve.
/Shqiptarja.com