Antonio Conte e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Juventusit, dhe rinovimi i kontratës është vërtet një formalitet, ashtu sic e paralajmëruan drejtuesit. Mbledhja e mbajtur në selinë e klubit në rrugën Galileo Ferraris, me drejtorin e përgjithshëm Beppe Marotta ka shkuar mirë.
Subjekti i mbledhjes ishte sigurisht merkatoja, por edhe rinovimi i trajnerit. Sipas parashikimit, Conte pranoi akordin e ri për të drejtuar "Zonjën e Vjetër" deri në vitin 2015, dhe do të paguhet 3 milionë Euro në vit.
Por Marotta e Conte, të shoqëruar nga Agnelli, Paratici e Nedved të gjithë zyrtarë të Juves, kanë folur edhe për blerjet e reja për të qenë konkurrues në Champions League.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com