Juventusi është i pathyeshëm në Serinë A, të besuarit e Antonio Contes kanë shpartalluar me rezultatin e thellë 4-0 ekipin e Udineses në shtëpi.

Rezultati i thellë nuk tregon vështirësitë që kaloi ekipi i 'Zonjës së vjetër" përballë friulianëve që qëndruan të vendosur për shumë minuta, por më pas ju nënshtruan diktatit të juventinëve.

Golat për Juventusin u shënuan nga Pogba dy herë, Vucinic dhe Matri. Në këtë ndeshje Juve vinte me disa mungesa të rëndësishme si Pirlo, Kualiarela apo Marcisio, por Pogba bëri të pandjeshme mungesën e tyre duke shkëlqyer në fushë.

Ndërsa Lazio nuk bind në Torino dhe del vetë me një pikë, madje mund të cilësohet me fat, pasi e pa veten në disavantazh, por Hernanes në fund me një 11-metërsh i dha një pikë. Ujkani dhe Cana luajtën nga minuta e parë në fushë.


Dylber Balla