Juventusi nuk mund të gabojë dy ndeshje radhazi.

Bardhezinjtë kanë fituar ndaj Lazios 2-0 duke treguar edhe njëherë se nuk kanë rivalë në garën për titullin kampion. Në “Juventus Stadium” gjithçka vendasit e zgjidhin që në pjesën e parë.

Dy golat janë shënuar nga dyshja argjentinase e sulmit Dibala dhe Higuain.

Në pjesën e dytë nuk ndodh asgjë sa i përket ndryshimit të rezultatit dhe Juventusi mund Lazion 2-0.

48 pikë për bardhezinjtë në vend të parë në Serinë A ndërsa Lazio mbetet jashtë zonës Champions.



Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Inter të cilët vijojnë ecurinë pozitive prej 6 fitore radhazi. Zikaltërit fituan në transfertë përballë Palermos me rezultatin e ngushtë 1:0. Goli për ekipin e Piolit u shënua nga portugezi Joao Mario. 

Pas kësa fitoreje Interi ngjitet në vendin e pestë, duke kaluar Milanin në renditje. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?