Juve rikthehet te fitorja, s'ndalet
Inter, fiton edhe Bayern, X Reali

Juve rikthehet te fitorja, s'ndalet<br />Inter, fiton edhe Bayern, X Reali
Juventus është rikthyer te fitorja në Seria A, pas humbjes me Interin të dielën e kaluar. Torinezët fituan në shtëpinë e tyre me rezultatin 4:0 përballë Cagliarit.  
 
Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Rugani, Higuain, Alves dhe Lemnina. Pas 5 ndeshjeve në Seria A, Juventus ka grumbulluar 12 pikë.
 
Ndërkohë, Interi nuk di të ndalet. Pasi mundën 2:1 kampionët e Italisë javën e kaluar, këtë javë bindën sërish përballë Empolit. Zikaltërit regjistruan fitoren e dytë radhazi në kampionat falë golave të Mauro Icardit në minutën e 10' dhe 17' të pjesës së parë.  
 
Në Gjermani Bayern Munchen vijon të kryesojë kampionatin pas 4 javëve të para të Bundesligës. Bavarezët shënuan fitoren e katërt në po aq javë, duke mundur 3:0 Hertën e Berlinit. Golat për kampionët e Gjermanisë u shënua nga Franck Ribery 16', Thiago Alcantara 68', si dhe Arjen Roben në të 72'-ën. Bayern kryeson Bundesligën me 12 pikë i ndjekur nga Borussia Dortmund me 9 pikë.
 
Në Spanjë, Real Madrid ka regjistruar barazimin e parë në këtë kampionat. Madrilenët janë ndaluar në barazim 1:1 “Santiago Bernabeu” përballë Villareal. "Nëndetësja e verdhë” kaloi në epërsi me golin e Brunos, por Reali barazoi me Sergio Ramos.
 
Deri në fund rrjetat mbetën të paprekura, ndërsa të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma