Juventus, Andrea Pirlo kërkon
trofeun e dytë të këtij edicioni

Juventus, Andrea Pirlo kërkon <br />trofeun e dytë të këtij edicioni
Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka deklaruar se klubi i tij ka dëshirë të madhe për të fituar edhe Kupën e Italisë dhe në këtë mënyrë të kompletojë një edicion të suksesshëm.

Pas fitimit të titullit të kampionit në Serie A, bardhezinjtë kanë gjasa që të fitojnë edhe trofeun e dytë në këtë edicion, pasi të dielën, në Romë, në orën 21:00, do të ballafaqohen me Napolin, në finalen e Kupës së Italisë.

“Kjo fundjavë na sjellë një ndeshje shumë të rëndësishme. Të gjithë duam që me një përqendrim të duhur dhe dëshirë të flaktë për fitore të kurorëzohemi me trofeun e dytë të këtij edicioni. Kemi vendosur themele të forta të suksesit, të cilat dëshirojmë t’i vazhdojmë t’i ndërtojmë me trofe tjerë. Dëshirojmë dhe mundemi të fitojmë trofe tjerë, kurse i pari prej tyre është Kupa e Italisë”, ka theksuar Pirlo.

Ai është i vetëdijshëm se Napoli është një rival i papërshtatshëm, i cili mund t’u shkaktojë telashe të mëdha të përzgjedhurve të Antonio Kontes. “Napoli është një skuadër e shkëlqyer, e cila cilësitë dhe vlerat e saj i ka dëshmuar shumë herë deri më tani. Na pret një ndeshje vërtet e vështirë kundër një kundërshtari shumë cilësor”, ka përfunduar Pirlo.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë

'Shqipëria na bashkon', aktori Leonit Maloku në 'Minuta Zero': Edhe kur luan Kosova me flamurin kuqezi festojmë