Juventusi nuk njeh kundërshtarë në Serinë A, pasi arrin të fitojë edhe ndaj Napolit duke u shkëputur i vetëm në krye të renditjes me 22 pikë. Napoletanët kanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke mbyllur vendasit në gjysmë fushën e tyre, por në fund është eksperienca e Pirlos që ndihmon "Zonjën e Vjetër" fitojë. Juventusit i kanë mjaftuar vetëm dy minuta për të vulosur rezultatin e ndeshjes.
Napoli i drejtuar nga trajneri Maxarri ka realizuar një start mjaft të mirë duke krijuar disa raste për të kaluar në avantazh, por torinezët din të mbrohen duke neutralizuar të gjitha tentativat e Napolit. Me rezultatin e bardhë pa gola mbyllet edhe pjesa e parë, në fraksionin e dytë është përsëri ekipi i Maxarrit që sulmon, teksa Juventusi rrezikon me disa zbritje të shpejta, por pa rezultat konkret. Atëherë kur frenat e lojës i kishte marrë pothuajse plotësisht Napoli në dorë, Juventusi kalon në avantazh me Caceres.
Në minutën e 80' Pirlo kroson bukur në zonë duke gjetur Caceresin që pa shumë vështirësi dërgon topin në rrjetë. Miqtë humbin qetësinë nga goli duke gabuar në rreshtimin në mbrojtje, përfiton eksperienca bardhezi duke dyfishuar rezultatin me Pogban dy minuta pas golit të parë. Humbja e zbret Napolin në vendin e dytë, por nuk e nxjerr nga lufta për titullin kampion. Një tjetër ndeshje dramatike ka qenë ajo midis Lazios dhe Milanit e cila ka prodhuar pesë gola dhe në fund fitues ka nxjerrë vendasit.
Milani fundoset kështu në zonën e ftohtë të renditjes duke rrezikuar rënien. Lazio ka zhvilluar një ndeshje të madhe. Të besuarit e trajnerit Petkovic e mbyllin pjesën e parë në mënyrën më të mirë duke shënuar dy gola me Hernanes në minutën e 25' dhe Kandrevën, 4 minuta nga fundi i 45' minutave të para. Milani hutohet plotësisht nga disavantazhi duke pësuar edhe golin e tretë vetëm 5 minuta nga fillimi i pjesës së dytë me autorë gjermanin, Miroslav Klose.
Pas 60 minutave lojë reagon Milani duke ngushtuar diferencën me De Jong në minutën e 61'. Shpresat për të dalë me një pikë nga kjo ndeshje rriten më shumë kur El Shaurai shënon golin e dytë 11' minuta nga fundi. Por Lazio tregohet vigjilente në momentet e fundit duke administruar fitoren.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com