Pas përcaktimit të dy ekipeve të para që kaluan në gjysmëfinalet e Ligës së kampioneve, sot do të përcaktohet edhe dy ekipet e fundit që do të plotësojnë katër fuqitë evropiane që do të luftojnë për trofeun e shumë lakmuar nga të gjithë në kontinentin e vjetër.
Në Torino dhe Barcelonë të gjithë do të mbajnë frymën për të mësuar kush do të kalojë më tej. Barcelona prêt PSG në një formë shumë të mirë që mund të suprizojë në Spanjë, aq më tepër që mungon me shumë mundësi edhe Lionel Mesi, pasi është dëmtuar në kofshmë. Mjekët të bëjnë të pamundërën për ta zbritur në fushë, por në mungesë të tij do të jetë Fabregas.
Ndeshja nis 2-2 me rezultatin e Parisit, Ibra premton spektakël, ndrsa Xavi e Iniesta shpresojnë kualifikimin. Ndeshja tjetër do të luhet në Torino mes Juventusit që e nis 90’ në dicavantazh 0-2, megjithatë trajneri Conte dhe dyshja e sulmit Vucinic-Kualiarela nuk heqin dorë nga kualifikimi duke besuar fort se mund të kthejnë rezultatin dhe madje të presin biletën për në gjysmëfinale.
“Do të jetë një sfidë shumë e fortë, në Mynih gabuam shumë, porn ë aktin e dytë, sonte do të rikuperojmë, pasi psikologjikisht dhe fizikisht jemi në gjendje të mirë optimal, prandaj do të tentojmë. Nëse shënojmë shpejt ndeshja do të jetë e hapur, synimi kryesor është që të mos pësojmë gol shpejt, pasi do të ishte e pamundur të kualifikoheshim” përfundon Vucinic. Për vendasit do të mungojnë Xhovinko, Vidal dhe Lishtanjer.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com