Juventus bën ëndrrën realitet, kapiteni i Fiorentinës vjen për 60 mln euro! Inter zyrtarizon Darmian

Ai ka qenë ëndrra e Juventusit në tre merkato vere, ndërsa më në fund kapiteni i Fiorentinës, Frederico Chiesa do të jetë një lojtar bardhezi. 22-vjeçari do të jetë sot në Torino për vizitat mjekësore, ndërsa për ta bërë të vetin Juventusi ka përdorur formulën e huazimit. 2 mln euro për sezonin e parë, 8 mln të tjera për sezonin e dytë dhe më pas blerja për 40 mln euro. Në total kartoni i Cheisa-s do të shkojë 60 mln euro, pasi 10 të tjerat do të jenë në formë bonusesh.

Sakaq mediat në Itali thonë se Juventusi po tenton edhe një blerje të fundit. Objektivi është një mes Emerson ose Alonso-s për krahun e majtë, dy futbollistë të Chelsea-s, të cilët kërkohen edhe nga Interi. Klubi zikaltër ndërkohë ka zyrtarizuar sot afrimin e Mateo Darmia, mbrojtësit 30-vjeçar të marrë në huazim nga Parma, i pëlqyer shumë nga Conte.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën