Rikthehen emocionet e Ligës së Kampioneve pas tre javësh mungesë me ndeshjet e treta në grupe. Sonte në mbrëmje në fushë do të zbresin disa nga ekipet më të mëdha në kontinent si Barcelona, Manchester United, Bayer Mynih, Juventus dhe Çelsi.
Ndeshjet më të vështira paraqiten në grupet E dhe F, pasi favoritët e grupeve do të udhëtojnë. Kështu në grupin E, kampionët e Europës, Çelsi do të udhëtojë drejt Ukrainës për t;u ndeshur me Shaktar Donetsk, gjithashtu edhe Juventusi do të luajë në transfertë përballë Nordsjaelland.
Transferta e "Zonjës së Vjetër" cilësohet e lehtë në letër, aq më tepër pas formës së mirë që po kalon pas fitores me Napolin në Serinë A. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për blutë e Londrës. Çelsi ka përpara një 90' minutësh tepër të vështirë në Ukrainë, pasi Shaktari kërkon pikë më cdo kusht për të qëndruar në lojë.
Në gupin F, Bayer Mynih pas humbjes surprizë me Bate Borisov do të kërkojnë pikët e plota në Francë përballë Lilës, ndërsa Valencia do të ndeshjet po në transfertë me kryesuesen e grupit. Aktualisht grupi udhëhiqet nga Bate me 6 pikë, ndërsa Bayer dhe Valencia e ndjekin me nga tre pikë.
Në ndeshjet e tjera spikat Barcelona - Celtic në "Kamp Nou" dhe Manchester U.- Braga në "Old Traford" të cilat cilësohen të kalueshme për gjigandët.
Grupi E
20:45 FC Nordsjaelland-Juventus
20:45 Shakhtar Donetsk -Chelsea
Grupi F
20:45 BATE Borisov-Valencia
20:45 Lille-Bayern Munich
Grupi G
18:00 Spartak Moscoë-Benfica
20:45 Barcelona-Celtic
Grupi H
20:45 Galatasaray-CFR Cluj
20:45 Manchester U.- Braga
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com