Juventus e favorizuar nga statistikat, Conte: Inter është në fillimin e një rrugëtimi

Juventus e favorizuar nga statistikat, Conte: Inter është në fillimin e një rrugëtimi

Sonte në ‘Seria A’ do të luhet derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit, që pritet të mbërthejë para televizionit qindra milionë tifozë. Një ndeshje që vlen vendin e parë pasi Inter ndodhet në krye me pikë të plota pas 6 ndeshjesh, e ndjekur nga Juventus me dy pikë më pak. Në prag të sfidës trajneri i Interit Antonio Conte është shprehur:

“Pres një ndeshje mes dy skuadrave që ndodhen në krye të tabelës së klasifikimit, që kanë bërë më mirë se të tjerat. Juventus është një ekip tashmë, ndërsa ne jemi në fillim të një rrugëtimi. Për Lukaku-n mund të themë se do të luajë vetëm nëqoftëse është në formë.”

Ndërkohë trajneri i Juventusit Maurizio Sarri për ndeshjen ka deklaruar: “Inter është një ekip I fortë dhe solid, nuk do të jetë e lehtë, por ne do të shkojmë në San Siro për të bërë lojën tonë. Nuk jemi favorit, por mund të them se ndeshja nuk vlen titullin pasi jemi në muajin tetor.”

Sa I përket historisë mes Interit dhe Juvenhtusit janë luajtur 235 ndeshje, me bardhezinjtë të cilët udhëheqin me 106 fitore kundrejt 71 të zikaltërve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike