SKOCI- Juventusi dhe PSG e kanë nisur në mënyrën më të mirë fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve pasi kanë fituar me shumë lehtësi në ndeshjet e para në transfertë duke hedhur një hap të sigurtë për në cerekfianle. Juventusi ndryshe nga se e kishte menduar më parë se ka pasur më të lehtë triumfin në Skoci përballë Sëlltikut, pasi ka fituar me rezultatin 0-3. Në pjesën e parë ‘Zonja e vjetër’ ka kaluar në avantazh me Matrin në minutën e 3’ ndërsa në minutën e 77’ ka dyfishuar rezultatin Marcisio dhe në fund është Vucinic në të 83 qe vulos triumfin’. Italianët e presin të qetë ndeshjen e kthimit pas dy javësh. Ndërsa PSG ka treguar dhëmbët përballë Valencias në ‘Mestalla’ duke fituar 1-2. Spanjollët kanë kontrolluar lojën gjatë 90’ minutave, por golat i ka shënuar PSG me Lavecin dhe Pastoren duke e bërë formalitet kalimin në cerekfinale ne kthim. Goli i Rami ne fund eshte shume pak per te shpresuar per Valencian.(d.b./shqiptarja.com)