Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm për klube rikthehet sonte në mbrëmje pas një mungese të gjatë. Kompeticioni rikthehet me dy ndeshje çerekfinale në orën 20:45. Sëlltik - Juventus dhe Valencia PSG do të jenë dy takimet e para që do të ulin siparin e Champions League. Atmosfera në prag të sfidave është mjafte nxehtë në kampet respektive.

Të gjithë ekipet që kanë arritur deri në këtë raund shpresojnë për të kaluar në gjysmëfinale. Predentët për këtë edicionin nuk numërohen më me gishta si edicionet e fundit, pasi në garë për të fituar kompeticionin janë disa duke filluar nga Barcelona, Bayern Mynih, Real Madrid, Manchester United, Juventus, Milan, por edhe Borusia e Dortmundit që kaloi grupin në vendin e parë, pasi mundi Realin.

 
Sëlltiku ka fatin që të presë në Skoci kampionët e Italisë që po kalojnë një moment mjaft të mirë në Serinë A, pavarësisht nga Kupa e Italisë. Skocezët pasi surprizuan duke mundur ekipin e Barcelonës në fazën e grupeve do të kërkojnë që të përsërisin të njëjtën gjë edhe përballë "Zonjës së vjetër' sonte në mbrëmje.

Trajneri i ekipit të Sëlltikut, Neil Lennon shprehet se ka besim të plotë që mund të ndalë Juvntusin. " Juventusi është shumë i fortë, pasi ka në ekip emra të tillë si Pirlo, Vidal, Markizio që janë një rrezik potencial gjatë 90'". Në krahun tjetër trajneri Antonio Conte thekson se do të zbresë në fushë formacionin më të mirë.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundërshtari luan shumë mirë në shtëpi, ne do të kërkojmë një rezultat që na avantazhon në ndeshjen e kthimit" deklaron Conte. Ndeshja tjetër e mbrëmjes do të zhvillohet në "Mestalla" mes vendasve të Valencias dhe PSG. Sheikët kuotohen si favoritë për të fituar ndeshjen e parë, por spanjollët do të tentojnë që të bëjnë bllofin.

Spanjollët nuk kanë presion, pasi ai rëndon mbi francezët që duhet të fitojnë me cdo kusht. Në këtë ndeshje do të mungojë blerja e dimrit David Beckham. Trajneri Anceloti ka kërkuar përqendrim duke mos nënvlerësuar kundërshtarin.




Dylber Balla