Juventus  gati të transferojë
mesfushorin e Liverpool

Juventus  gati të transferojë<br />mesfushorin e Liverpool
Përforcimi i mesfushës duket se është shqetësimi më i madh i Massimiliano Allegri gjatë kësaj vere.

Mediat italiane  raportojnë se Juventus tashëm e ka bërë të qartë objektivin e tij dhe sipas “Corriere dello Sport” , Emre Can është i pari në listën e transferimeve për skuadrën italiane.

Blerja e Can mund ti kushtojë 27 milion paund skuadrës torineze, por afrimi i Philippe Coutinho me Barcelonën për një shumë prej 90 milionë paund, mund të bëjë që Kolpp të mos lejojë një largim tjetër nga skuadra.

Nga ana tjetër Allegri është ende në procesin për të rindërtuar mesfushën e Juventusit e cila në dy vitet e fundit është dobësuar ndjeshëm.

Në sezonin e tij të parë me Juventus, katërshja e mesfushës përbëhej nga Paul Pogba, Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Caludio Marchiso. Tashmë vetëm Marchisio mban veshur fanellën bardhezi.

Blase Matuidi dhe Axle Witsel është në listën e mesfushorëve të cilët janë ndjekur nga Juventus, por Can është vetëm 23 vjeç dhe ishte pjesë e kombtarares gjermane, me të cilën fitoi edhe Konfederatave gjatë kësaj vere.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema