Super sfida e kampionatit italian të futbollit mes Juventusit dhe Lacios ka dhuruar shumë emocione, spaktakël, gola, kartonë të kuq dhe shumë grindë.

Sfida ka filluar e mirë për Juven që kalon shpejt në avantazh me Vidal 14’, shtanget Lacio me Canën që luajti në formacionin e parë. Kampionët vazhdojnë marshimin dhe shënojnë përsëri me Vidal në të 28’, pas dy miuntash Lacio ngushëllohet me Klosen.

Në pjesën e dytë, Lacio shpreson për një pikë, por Vucinic dhe Tevez mb yllin ndeshjen, ndërsa Hernanes u largua me të kuqe pas dy të verdhave.

Napoli fitoi me Kievon 2-4 me golat e Hamshik dy herë, Calejon dhe Higuain. Në Francë, PSG e sheikëve  shpëtohet nga Rabiot dhe Ibra përballë Guingamp në fund.


d.b/shqiptarja.com