Juventus është i papërmbajtshëm në kampionatin italian të futbollit, pasi ka arritur që të kthejë rezultatin përballë ekipit të Cagliari-t nga 1-0 në 1-4 duke marrë një fitore të rëndësishme në një transfertë që trajneri Conte e kishte paralajmëruar se nuk do të ishte e lehtë.

Takimi ka nisur u mirë për vendasit, ashtu sikur e parashikonte edhe tekniku juventin. Cagliari kalon në avantazh shumë shpejt me Mauricio Ricardo Pinilla, por Lorente dy herë, Lishtajner dhe Markizio i kthyen qetësinë ‘Zonjës së Vjetër’. Fiorentina ka lënë dy pikë të rëndësishme pas barazimit 0-0 me Torinon.

Atalanta bën detyrën duke fituar në shtëpi me Catanian 2-1. Napoli tregon dhëmbët duke shkatërruar 0-3 Hellas Veronën në shtëpi, ndërsa Roma rikthehet pas humbjes me Juven duke fituar me Genoan 4-0. Me javën e 19-të mbyllet edhe faza e parë e Seria A me lider të padiskutueshëm Juventusin.