TORINO - Kampionia e Italisë, Juventusi, ka dalë hapur në krah të tranjerit të saj Antonio Conte dhe mesa duket ka në plan të apeloje kundër vendimit të Federatës Italiante të Futbollit që e detyron trajnerin Zonjës së Vjetër të qëndrojë 10 muaj larg çdo kompeticioni sportiv.

“Klubi thekson mbështetjen e tij të plotë për Antonio Conte dhe Alessio Angelo, me shpresën që pafajësia e tyre do të dalë gjatë procesit të ankimit", thuhej në një njoftim për shtyp të Bardhezinjve.

Conte dhe asistenti i tij Angelo Alessio, janë pezulluar nga Federata Italiane e Futbollit pas një hetimi policor lidhur me akuzat e "Fiksimit të rezultateve të ndeshjeve", në lidhje me paracaktimin e rezultatit të ndeshjes Siena - Novara e luajtur në prill 2011.

Ndërsa akuzat e diskutuara më herët, të përfshirjes së drejtpërdrejtë të Contes në fiksimin e rezultateve të ndeshjeve kanë rënë, sipas federatës,ai ishte në dijeni të fiksimit të ndeshjes.

Juventus nën drejtimin e Antonio Contes, sezonin e kaluar fitoi titullin e Serie A për herë të parë që pas heqjes se dy titujve të fituar në sezonet 2005 dhe 2006.

(eb/shqiptarja.com)