Juventusi është i pandalshëm këtë edicion në Seria A, pasi ka fituar edhe përballë ekipit të Milanit në 'Juventus Stadium' me rezultatin minimal 1-0 duke u afruar akoma më shumë pran titullit të dytë kampion.
Vetëm matematika nuk e lejon të fillojë festën, pasi në të gjitha aspektet lufta ka përfunduar për trofeun. Ndeshja nis mjaft e fortë, por Milani duhet të bëjë pa Abiatin nga minuta e 8' pas një tërheqje muskulore që pësoi pasi pritjes së një goditje të vështirë.
Amelia zëvendëson portierin, por bëhet protagonist në pjesën e dytë duke shkaktuar një penallti në minutën e 57', të cilën Vidal e shndërron në gol duke marrë tre pikë me kuqezinjtë.
Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 77 pikë, ndërsa Milani mban vendin e tretë, por një pikë më shumë se Fiorentina, ç'ka e bën të fortë luftën për një vend në Champions deri në fund.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com