Juventus mund Lacion me gol të 
Khedirës, Napoli thyen 4:2 Milanin

Juventus mund Lacion me gol të <br />Khedirës, Napoli thyen 4:2 Milanin
Juventus ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Seria A. Kampionët e Italisë mundën në transfertë ekipin e Lacios së Etrit Berishës me gol të mesfushorit gjerman, Sami Khedira, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 66' të takimit. 

Në ndeshjen e ardhshme Juventus do të presë Sassuolon në Torino, ndërsa ndërsa Lazio udhëton për t’u përballur me Chievon. Juventus kryeson tabelwn e renditjes me 6 pikë, e ndjekur nga Napoli me 4 pikë. 

Kwta tw fundit nuk falwn ndaj Milanit dhe morwn tre pikë në “San Paolo”.

Blutë e mbyllën në avantazh të dy golave pjesën e parë me dopietë të Milik në mitën e 18’dhe të 33′. Kuqezinjtë reaguan në pjesën e dytë duke ngushtuar shifrat në 2-1 me Niang në minutën e 51′.

Suso barazoi rezultatin katër minuta më pas duke rihapur takimin, por Kalejon shënon golin e tretë për Napolin duke u dhënë sërish avantazhin vendasve. Ndeshja u karakterizua nga loja e fortë dhe tensionet në fushë.

Në këtë sfidë luajti si titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, i cili nuk i shpëtoi dueleve të ashpra duke marrë edhe një karton të verdhë në minutën e 70’.

Përtej disavantazhit të golave, Milani luajti edhe në inferioritet numerik në këtë sfidë.

Kukçka ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 75′ duke lënë skuadrën me 10 lojtarë, ndërsa Niang merr një tjetër karton të kuq tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt për shkak të një faulli ndaj portierit kundërshtar.

Goli i katërt realizohet nga Romanjoli (autogol) i cili në mënyrë të dëshpëruar tenton ta largojë sferën me dorë nga porta, por më pas ndëshkohet edhe me një karton të verdhë.


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron