Sulmuesi i ekipit të Realit të Madridit Gonzalo Higuain është vendosur në radarët e ekipit të Juventusit për edicionin e ardhshëm.

Duke parë revolucionin që pritet që të përfshijë ekipin merengues, drejtuesit e ekipit të bardhë kanë vendosur që mes Higuainit dhe Benzemanë të mbajnë këtë të fundit duke nxjerrë në shitje argjentinasin.

Në garë për shërbimet e tij është vendosur edhe ekipi i Juventusit duke hapur garën për merkaton.

Por tani pritet reagimi i madrilenëve, pasi sulmuesi mund të futet në trantativa për blerjen e Gareth Bale nga Totenhemi, por nëse ekipi anglez nuk futet në zonën Champions shanset do të zbeheshin dhe Higuain mund të kalojë te Juve.


d.b/shqiptarja.com