Juventus në rrugë të mbarë, ekipi i
parë italian, 500 ml euro të ardhura

Juventus në rrugë të mbarë, ekipi i<br />parë italian, 500 ml euro të ardhura
“Zonja e Vjetër”, do të jetë skuadra e parë italiane që do të kalojë shifrën e 500 milionë euro të ardhura.
 
Këtë e thotë kompania EXOR, që drejtohet nga familja Agnelli, dhe që kontrollon bilancin e klubit të Juventusit.
 
Pavarësisht se 3 mujorin e dytë të sezonit 2016-2017, Juventus e mbylli me një humbje prej 27 mln eurosh, kjo nuk do të ndikojë shumë në bilancin e të gjithë sezonit.
 
Sipas EXOR, "Zonja e Vjetër" do të deklarojë se bilanci i muajit qershor mbyllet me rezultat pozitiv prej 72 milionë Euro.
 
Dhe e gjithë kjo është arritur nga shitjet e Pogba dhe Morata-s në verën e 2016, drejt Manchester United dhe Realit të Madridit.
 
Por e dhëna më e rëndësishme në këtë pikë është se Juventus e kalon kufirin e 500 milionë eurove që e afron më shumë atë me klube të tilla si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United që për prej kohësh arkëtojnë të ardhura të tilla.
 
Ndikim të madh në përmirësimin e ndjeshëm të financave të Kampionëve të Italisë kanë pasur shpërblimet e UEFA, të ardhurat nga të drejtat televizive dhe bonuse të tjera të siguruara nga finalja e 3 qershorit e Ligës së Kampioneve në Cardiff.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara