Kur duhen edhe 5 ndeshje nga zyrtarizimi i titullit kampion në serie A, Juventus e sheh veten +3 ndaj milanit në renditje. Nëse shpallet kampion këtë sezon, për Juventusin ky do të ishte titulli i 30° i fituar në fushë, por zyrtarisht i njohur nga autoritetet, ky do jetë titulli i 28°.
Ngrihet pikëpyetja e madhe sesi do të sillen drejtuesit e bardhezinjve në një kohë që kanë kërkuar më parë rikthimin e titujve të hequr pas skandalit të basteve. mbi të gjitha është beteja e nisur nga presidenti Andrea Agnelli, për titullin e 2006, dhe ky ddo të kërkojë yllin e tretë në fanelë, nga një për cdo 10 tituj.
Ndërkohë trajneri i Juventusit Antonio Conte po konfirmohet një nga trajnerët më të mirë në Evropë këtë vit. Fitorja e thellë e Juventusit ndaj Romës e bën të vecantë Antonio Conten pasi ai ka arritur rekordin e ndeshjeve pa humbje që mbahej nga Fabio Capello me 33 ndeshje pa humbje.
Ndeshja me Cesenën këtë të mërkurë nuk pritet të jetë e vështirë për Conten dhe Juventusin dhe në rast fitoreje Conte do bëhej trajneri i parë në Itali që do të arrinte 34 ndeshje pa humbje.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com