TIRANE - Java e 27-të e Serisë A në kampionatin italian të futbollit do të hapet sonte me një super ndeshje në 'Sao Paolo' mes ekipeve të Napolit dhe Juventusit në një sfidë direkte për titullin kampion. Aktualisht Juventusi është i shkëputur në një diferencë prej 6 pikësh nga ekipi i Napolit që renditet në vendin e dytë në kampionat.
Barazimi në ndeshjen e fundit në shtëpi e ka dëmtuar shumë ekipin e Maxarrit, pasi nëse do të kishte fituar diferenca do të ishte vetëm tre pikë dhe ndeshja e sotme do të vendoste edhe përsa i përket kryesimit.
Megjithatë kur mendon që në lojë janë edhe 12 javë nga përfundimi i kampionatit, gjithcka është mëse e hapur dhe 6 pikë janë shumë pak për të përcaktuar fituesin në këto momente.
Megjithatë nëse Juventusi do të humbte sonte përballë Napolit kampionati do të cilësohej padyshim më i hapur se kurrë, por nëse Napoli humbet i jep pothuajse lamtumirën titullit, pasi diferenca prej 9 pikësh që do të krijohet nuk do ti japë mundësi napoletanëve që të shpresojnë në një triumf këtë edicion.
Në prag të ndeshjes së shumëpritur, tifoz special i së cilës do të jetë edhe Maradona në të dy kampet atmosfera është entuziaste. Trajneri i Napolit Maxarri dhe Cavani janë optimistë për një fitore, ndërsa Conte kërkon qetësi nga të tijët në fushë, pasi gabimi mund t’ju kushtojë edicionin.
“Do të jetë një ndeshje e fortë, Napoli ëhstë kundërshtari kryesor që lufton për titullin. Nëse fitojmë do të jemi më të qetë në vazhdim, por në të kundërt do të kemi shumë punë, prandaj do të tentojmë të mbyllim gjithcka sonte” deklaron Conte.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com