Juventus - Napoli do të jetë super sfida e javës në kampionatin italian të futbollit.

Përplasja midis dy ekipeve më të mira të momentit në Serinë A, pritet të jetë mjaft vendimtare edhe për luftën për titullin kampion.

Aktualisht të dy ekipet janë me pikë të barabarta në krye të renditjes. "Zonja e Vjetër" do të kërkojnë një rezultat pozitiv për të udhëhequr kryesimin, aq më tepër që sfida do të luhet në Torino.

Ndërsa napoletanët shpresojnë të vazhdojnë sa më shumë momentin e mirë që po kalojnë këtë edicion duke besuar edhe në fitimin e titullit kampion.

Në prag të ndeshjes atmosfera në të dy kampet është mjaft e nxehtë.

Vendasit do të zbresin në fushë me një mungesë kryesore si portieri Buffon, i cili akoma nuk është rikuperuar pas dëmtimit në eleminatoret me kombëtaren. Ndërsa Vucinic është në dyshim.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00.

Një tjetër ndeshje interesantë do të jetë edhe Lazio - Milan, e cila do të jetë përcaktuese për kuqezinjtë, sakaq, vendasit duan të përfitojnë nga momenti negativ i milanezëve.

(d.b/shqiptarja.com)