Romelu Lukaku është kthyer në një lojtar të dosmosdoshëm për Interin pasi pa belgun zikaltërit nuk trembin aq shumë. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat në kampionat pasi deri më tani sulmuesi 26-vjeçar ka realizuar 14 gola.
Gjithsesi të gjitha këto zhvillime mund të mos kishin ndodhur, duke patur parasysh që sulmuesi në verë kërkohej me ngulm edhe nga Juventusi. Mundësitë për një kalim te ‘zonja e vjetër’ e ka konfirmuar vetë Lukaku në një intervistë të shkurtër për ‘Sky Sports UK’.
Në atë periudhë ishte duke u konkretizuar kalimi i Lukaku-t te Juventus dhe në krahë të kundërt do të kalonte Dybala. Për gjithçka ndodhi Lukaku është shprehur: “Unë e dija që në verë do të largohesha nga Manchester United. Kisha dy mundësi: të shkoja në Torino ose të vija këtu në Milano.
Në fakt unë dëshiroja të bashkohesha me Interin. Kur agjenti ma komunikoi këtë lajm u gëzova pa masë.”